Nuk u mjaftua me Piatek, Milan hidhet në sulm për super sulmuesin tjetër

Memphis Depay po kërkon të largohet nga Lyon, e interesim për të ka shfaqur edhe Milan.

Për Depay, kuqezinjtë kërkuan informacion edhe në merkaton e kaluar të verës, por vlerësimi i kartonit të tij 50 milionë euro, u cilësua i tepruar.

Depay nuk është vetëm një sulmues që shënon gola  (33 në 97 ndeshje me Lyon), por është një ndihmë e madhe edhe për sulmuesit me lojën dhe pasimin e fundit që jep. Milani do hidhet totalisht në sulm për të, edhe pse kontrata e tij me Lyon skadon në qershor të viti 2021, mirëpo dëshira e lojtarit është përcaktuese në këtë mes.

Mediet kanë mësuar se tashmë drejtuesit e kuqezinjve po hartojnë një ofertë që do dërgojnë te Lyon. Depay shikohet si lojtari perfekt për të krijuar një dyshe të frikshme në sulm me “Pistoletën” Piatek.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *