Pse gruaja ka rëndësi për mua më shumë se fëmijët e mi…

Shkrimtari dhe babai i disa fëmijëve, Mike Berry, shpjegon në blogun e tij pse gruaja e tij ka rëndësi për të, më shumë se fëmijët dhe pse kjo ide duhet të miratohet nga çdo familje.

Artikulli i blogut u bë shumë popullor por edhe përçarës: disa njerëz kritikuan autorin, ndërsa të tjerët u frymëzuan nga ai, meqë me të vërtetë ndryshoi mënyrën e tyre të të menduarit.
Mike dhe gruaja e tij, Kristin po rrisin 8 fëmijë të adoptuar. Ata kanë qenë lumturisht të martuar për 17 vjet dhe ata bëjnë punë sociale aktive në mënyrë që t’i ndihmojnë familjet e tjera të përballen me problemet dhe të krijojnë një marrëdhënie harmonike.

Ja se çfarë tregon ai:

Zakonisht është 8:30 e darkës kur iu jap dy vajzave të mia adoleshente paralajmërimin e parë se po vjen koha. Dhe në orën 21:00 u them atyre: “Duhet të shkoni në dhomën tuaj tani.”

E bëj këtë pothuajse çdo mbrëmje. Dhe ato ma kthejnë gjithmonë duke më thënë: “Pse duhet të shkojmë në shtrat që në orën 9? Ne nuk jemi më fëmijë!”

“Ju nuk keni nevojë të uleni në shtrat që tani, thjesht po ju kërkoj që të largoheni nga dhoma e ndjenjës. Mami dhe unë nuk e kemi parë njëri-tjetrin gjatë gjithë ditës, sepse ne ishim të përqendruar në punën tonë. Ne kemi nevojë për kohë për të qenë së bashku“.

Vajzat rrotullojnë sytë.

© confessionsofanadoptiveparent

Sinqerisht, ne e kemi ndjekur këtë rregull që prej shumë kohësh. Ne jemi prindër që prej 15 vitesh dhe fëmijët kurrë nuk e kanë marrë gjithë kohën tonë.

Gruaja ime dhe unë kalojmë shumë kohë me fëmijët tanë, por kurrë 24 orë 7 ditë.

Ne i duam fëmijët tanë dhe natyrisht, ata luajnë një rol të madh në jetën tonë. Ata gjithmonë mund të mbështeten tek ne dhe të marrin ndihmën dhe mbështetjen tonë, por, përveç fëmijëve, ekzistojmë edhe “ne”, marrëdhënia jonë.

Kristin dhe unë gjithmonë sigurohemi që martesa jonë të jetë e fortë dhe e shëndetshme. Ka disa arsye pse kjo është e rëndësishme dhe këtu janë 4 prej tyre.

1. Një martesë e shëndetshme është themeli i shtëpisë!

© confessionsofanadoptiveparent

Fëmijët nuk janë gurthemeli i familjes suaj. Ata janë një pjesë shumë e rëndësishme e saj, por ata nuk janë ata që e mbajnë në këmbë këtë strukturë kaotike që ne e quajmë familje.

Pjesa më e rëndësishme e familjes jeni ju dhe bashkëshortja juaj, bashkëshorti juaj, partneri juaj. Jeni ju që mbani të gjitha përgjegjësitë dhe fëmijët zgjedhin shtigjet e tyre në bazë të shembullit tuaj.

2. Para tyre, ishim Ne!

Para se ata të ekzistonin, ishte vetëm 2 prej nesh. Ne ramë në dashuri, biseduam në telefon gjithë natën dhe pastaj vendosëm të ishim së bashku përgjithmonë.

Ne ishim në fillim të rrugës dhe filluam gjithë këtë gjënë që quhet familje. Pastaj patëm fëmijët tanë të bukur. Natyrisht, jemi të lumtur që i kemi ata, por martesa jonë është e shenjtë. Dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur atë.

3. Pas tyre, do të jemi sërish Ne!

© dearphotograph/facebook

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë! Do të vijë një moment kur fëmijët do të rriten dhe do të largohen nga foleja. Unë nuk e di për ju, por në shtëpinë time nuk ka vend për një fëmijë 30-vjeçar.
Prandaj, kur ata të largohen nga shtëpia jonë, të kenë familjet e tyre dhe të rrisin fëmijët e tyre, dëshiroj që marrëdhënia ime me gruan time të mbetet po aq e fortë dhe intime sa ishte në fillim.

Dhe për të pasur një të ardhme të tillë, ne duhet të punojmë me marrëdhënien që tani. Marrëdhënia jonë duhet të jetë prioritet. Natyrisht, nuk është aq e lehtë sa duket.

4. Ne kemi nevojë të vendosim një shembull që të vlejë në të ardhmen!

© kayleo/imgur

Fëmijët na shohin dhe mësojnë prej nesh. Ata bëjnë atë që ne bëjmë dhe vërejnë çdo hap. Shpesh them, “Ne po rrisim të rritur, jo fëmijë.”

Përsëri, unë nuk e di për ju, por unë dua që fëmijët e mi të rriten me një qëndrim normal ndaj takimeve, dashurisë dhe familjes. Dhe dua që martesa jonë të jetë një shembull për ta.

Prandaj, gruaja ime vjen përpara fëmijëve të mi. Ata janë shumë afër meje, por ende vijnë pas gruas sime.
Në fund të ditës, të gjithë jemi të lodhur dhe të tensionuar. Dhe po, fëmijët tuaj kanë nevojë për ju, ata janë me të vërtetë të rëndësishëm. Jo hobi juaj, as miqtë tuaj, as puna juaj. Dhe duhet të kujdeseni për ta, por kujdesuni për marrëdhënien tuaj së pari.

Kur fëmijët shohin se prindërit e duan njëri-tjetrin, ata janë të sigurtë se prindërit i duan ata. Por gjëja më e rëndësishme është se ata do të kenë besim në vetvete dhe në botën rreth tyre.

Ne kemi orare të çmendura. Ne gjithmonë na mungon koha e lirë. Ne e kalojmë gjithë ditën me fëmijët tanë dhe kjo është arsyeja pse unë u kërkoj atyre të shkojnë në dhomat e tyre në orën 21:00 çdo mbrëmje.
Kjo është arsyeja pse gruaja ime dhe unë kemi një takim dy herë në muaj dhe dalim, sepse ka rëndësi për ne. Kjo është arsyeja pse gruaja ime vjen përpara fëmijëve të mi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *