Ora e fundit për shpëtimin e dy vjeçarit, minatorët arrijnë në fund të pusit

Punimet për shpëtimin e fëmijës 2-vjeçar në Spanjë, vazhdojnë edhe këtë premte në Totalan. Minatorët kanë gërmuar 1.5 metra nga 3.8 metra që duhen të një tunel lidhëz,  për të arritur fëmijën e zhdukur nën tokë, sipas  të dhënave të fundit. Ata janë detyruar të bëjnë dy shpërthime të vogla, për shkak të terrenit të ashpër.

Julen Rosella ra të dielën e 13 janarit në një vrimë të ngushtë 25 cm dhe të thellë 100 metra, që ishte hapur ilegalisht në një tokë për të kërkuar ujëra nëntokësorë. Ai pus nuk ishte mbyllur, nuk ishte vulosur dhe e përpiu fëmijën që kishte dalë për piknik me prindërit e tij.

Ekipet e shpëtimit hapën një tunel paralel me atë të vrimës së thellë ku ra fëmija mbi 60 metra të thellë dhe tani përmes tij po synojnë të hapin  me lopata një tjetër tunel horizontal për të arritur atje ku mendohet se ndodhet foshnja.

Ndërsa ditët e para punohej me besimin se fëmija mund të gjendej gjallë, meqënëse në fund të vrimës së thellë duket se kishte nëj xhep ajri, tani është një iluzion që Juleni është gjallë. Por, inxhinjerët dhe minatorët po punojnë me vendosmëri dhe përkushtim sikur ai fëmijë të ishte i tyre dhe e kanë quajtur këtë një operacion humanitar.

Kjo humbje është shumë e madhe për familjen e Julen, pasi nëj vit më parë attyre u vdiq një fëmijë trevjeçar nga zemra, papritur, ndërsa luante në buzë të detit.

KRONOLOGJIA

E diel, 13 janar: Julen bie në një pus mbi 100 metra

E hënë, 14 janar: Gjendet një qese me karamele, që e kishte pasur në duar

E mërkurë, 16 janar: Gjenden  flokët e Julen në pus

E premte 18: Makina e shpimit arrin në Totalan

E hënë 21: përfundon tuneli vertikal mbi 60 metra

E martë 22: Duhet zgjeruar tuneli, për të futur tubat përforcues

E Enjte 24: Minatorët zbresin në pus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *