Elbasan/ Gruaja lidh burrin me litar dhe ikën nga banesa. Ai ka një kërkesë të pazakontë i shtruar në spital

Burri nga Elbasani i bën kërkesën e pazakontë gruas që e lidhi me litar: Dua ta marr në telefon

Një 47-vjeçar nga Elbasani është trasportuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore. Kjo pasi gruaja e tij e ka lidhur në shtëpi prej disa ditësh. Ai ka qenë i paushqyer dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

Nuk dihen arsyet se përse gruaja e tij ka ndërmarrë këto verprime drastike ndaj bashkëshortit të vet. Bashkëshortja e tij e ka lidhur me litar dhe është larguar nga banesa. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë e më pas ambulancën për 47-vjeçarin.

I pyetur nga personi i cili ka bërë edhe videon në spital, burri i keqtrajtuar thotë se dëshiron të telefonojë sërish gruan e vet, edhe pse ajo e ka lidhur prej disa ditësh në shtëpi dhe e ka lënë pa ushqim. Aktualisht 47-vjeçari, Gentjan Llallaështë nën kujdesin e mjekëve për të rikuperuar veten.

Bashkëshortja e tij është në kërkim nga policia për aktin e rëndë ndaj burrit të vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *