Këngëtari shqiptar mbron emigrantët në Itali: Nuk ka pse të kemi frikë prej tyre…

Prej kohësh politika italiane ka dalë kundër pranimit të emigrantëve ndërsa janë përsëritur rastet kur vendi fqinj ka lënë gomonet me refugjatë në det të hapur duke mos ju lejuar të futen në këtë shtet, ndonëse ata vijnë nga vendet ku ka luftë.

Një ndër zërat që ka kundërshtuar fuqishëm në politikë këtë fenomen është ministri i Brendshëm Matteo Salvini.

Ky i fundit nuk është mjaftuar me deklaratat e njëpasnjëshme kundër emigrantëve që futen në Itali.

Mirëpo kënngëtari shqiptar Ermal Meta, i cili është shumë i famshëm në Itali ka dalë hapur kundër politikave të këtij vendi duke u shprehur se refugjatët vijnë për të ndërtuar një jetë më të mirë dhe ata nuk janë të rrezikshëm,

Ermali është shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi për La Stampa:

Popujt e Mesdheut jetojnë disa milje detare nga brigjet tona por ne për ta dimë kaq pak. Sulmimi ose shfrytëzimi i tyre, është një gabim i madh. Është absurditet. Politikanët po e përdorin frikën e tjetrit, të emigrantëve, duke e tundur si një gjahtar. Nuk ka vend për të pasur frikë nga emigrantët.”

Related image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *