Nesër në “Xhenet”/ Arzu mëson tradhëtinë e Xhengizit, ngjarjen marrin rrjedhën e papritur

Arzu i shkon Kajas në dyqan dhe i kërkon atij llogari për vrasjen e Xhengizit. Melisa përgjon Arzun dhe Kajan. Kaja i tregon Arzus se Xhengiz e ka kërcënuar me të dhe ka tentuar t’i tregojë Xhenetit se kush është e ëma. Melisa betohet se do të marrë hak ndaj Arzus nëse Mukades i ka thënë të vërtetën.

Kaja e bën Arzun të besojë se Xhengiz duhet të vdesë në spital, pasi në të kundërt ajo do të përfundojë në burg. Arzu nuk e beson Kajan edhe pasi ai i tregon pjesëzat që i janë dërguar Xhenetit.

Melisa takon Mukadesin, ndërsa ajo është vetëm në shtëpi. Xhenet dhe Selim i shkojnë Kajas në dyqan për ta pyetur se kush është nëna e saj. Arzu trembet. Selim i tregon Kajas se Xhengiz është përpjekur t’i tregojë Xhenetit se kush është e ëma. Arzu e kupton se Xhengiz e ka tradhëtuar me të vërtetë.

Mukades e siguron Melisën se Xhenet është motra e saj. Kaja nuk i tregon Xhenetit emrin e të ëmës. Xhenet e mohon Kajan si baba dhe i kërkon të zhduket nga jeta e saj.

Melisa merr flokë nga Xheneti për të bërë analizën e ADN. Arzu këmbëngul para Kajas se nuk është në gjendje të vrasë Xhengizin. Ozlem këmbëngul para Selmës se nuk do të abortonte fëmijën e saj edhe nëse Mahir nuk i del për zot. Selma gëzohet kur mëson se Ozlem pret një djalë dhe i ofron mbështetjen e saj.

Selim dhe Xhenet shikojnë Melisën në shtëpinë e Xhenetit pranë Mukadesit. Selim tregohet i dhunshëm me Melisën dhe e përzë atë nga shtëpia. Melisa tenton t’i kërkojë falje Xhenetit, por Selim nuk e lejon duke ia përplasur derën në fytyrë. Melisa përlotet.

Selma premton të shoqërojë Ozlemin në vizitat e saj mjekësore dhe ta martojë atë me Mahirin pas lindjes së fëmijës. Kaja i kërkon Halilit të vrasë vetë Xhengizin, në rast se Arzu nuk ia del. Arzu e kupton se Xhengiz i është kthyer kundër për të marrë hak për faktin që ajo nuk pranoi të arratiseshin sëbashku. Nilgyn nxehet kur shikon Arzun pranë Xhengizit. Mahir dhe Orhan mësojnë se të gjithë tokat e tyre i janë dhuruar dikujt.

Melisa dërgon materialet për testimin e ADN në spital. Avokati informon Mahirin dhe Orhanin se pasuria është transferuar nga Xhengiz tek Kaja, pa marrë asnjë vlerë monetare në këmbim. Xhenet ngushëllon Selimin duke i thënë se Xhengiz i ka dhënë pazëllin pasi nuk ka dashur të bëjë me dije se e njihte nënën e saj. Selim shpreh dyshimet se nëna e Xhenetit mund të jetë bërë shkak për plagosjen e Xhengizit.

Melisa fillon të kërkojë ngjashmëri mes Xhenetit dhe Arzus. Xhenet nuk e lejon Kajan të hyjë në shtëpinë e saj. Pas një jave gjendja shëndetësore e Xhengizit nuk është përmirësuar. Xhenet dhe Selim vizitojnë varrin e prindërve të tij. Selim është i dëshpëruar dhe Xhenet e mbështet atë. Arzu viziton çdo ditë Xhengizin në spital. Selma fillon përgatitjet për ardhjen në jetë të nipit. Arzu e kupton dhe nxehet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *