Vendimi që nuk pritej nga Asli Enver dhe Murat Boz

Pas një ndarjeje të gjatë çifti i njohur turk vendosën të ktheheshin sëbashku në nëntor. Aktorja, Asli Enver dhe këngëtari, Murat Boz kësaj here kanë marrë një vendim.

Çifti i pajtuar në nëntor të vitit që lamë pas e kanë marrë këtë vendim me qëllim që të mos binin pre e të njëjtave gabime. Kështu që stili i tyre do të jetë i ndryshëm kësaj here.

Asli Enver dhe Murat Boz kanë vendosur që të mos jetojnë më në të njëjtën shtëpi. Asli Enver është shprehur, “U vjetëruam shumë duke jetuar sëbashku”, prandaj kanë marrë një vendim të tillë.

Historia e tyre e dashurisë nisi në 2016. Ata u ndanë në prill të 2018, për t’u bashkuar sërish në nëntor.

Më parë ata ndanin të njëjtën shtëpi, por me dëshirën e Asli Enver ata kanë marrë vendimin që për të ruajtur freskinë e lidhjes duhet të jetojnë në shtëpi të ndryshme.

Asli Enver dhe e ëma e Murat Boz, Nedret Boz, ende nuk e kanë ndjekur njëra tjetrën në Instagram, ndonëse më parë shpërndanin shpesh poza pranë njëra tjetrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *