Ankoheni se kemi temperatura të ulëta? Qytetarët e këtij vendi do të talleshin me ne

Këto janë ditët më të ftohta të këtij dimri, të paktën deri tani, mirëpo ne të gjithë jemi bërë shumë të dobët para temperaturave shumë të ulëta që nesër parashikohen të shkojnë deri në -15 në vendin tonë.

Por ka një vend në botë ku banorëve mund t’ju duket se ne me këto temperatura jemi duke u ankuar kot. Kjo për shkak se në këtë qytet që quhet Oimiakon, temperatura mesatare në dimër shkon rreth – 46 gradë C.

Oimiakoni është thellë në zemër të Siberisë dhe nuk është vend për këdo. Temperatura mund të jetë thjesht shifra, por të jetosh atje do të të thotë që qerpikët të ngrijnë sapo del, pështyma të formon kokrriza akulli në gojë, dhe makina duhet të rrijë ndezur 24 orë në ditë, përndryshe duhet ndërruar bateria ose do të ngrijë benzina.

Është e pamundur të gërmosh në tokë, e madje për funerale duhet ndezur një zjarr për të zbutur akullin, pa të fillosh gërmimin. Po ashtu, tubacionet janë vështirë të futen nën tokë, ndaj për banja përdorin kabina me gropë, jashtë banesave. Por banorët e këtij qyteti nuk janë njerëz me zemër të dobët. Ata jetojnë këtu gjithë vitin.

Qyteti ka një popullsi prej 500 banorësh dhe ata janë përshtatur me mjedisin prej kohësh. Përshtatja e parë vjen me dietën. Në Oimiakon nuk rritet asnjë llojë bime, kështu që dieta e tyre përbëhet pothuajse e gjitha nga mishi. Dhe në shumë raste, mishi hahet i ngrirë. Kuba akulli me mish kali ose me gjak dreri shihen si ushqim i veçantë. Po ashtu edhe “stroganina”, një lloj peshku i prerë me feta të ngrira. Por këto janë për festa. Ushqimi më i zakonshëm është supa me mish.

Veç kësaj, ditët janë të errëta. Sikur të mos mjaftonte temperatura, banorët në këtë qytet kanë vetëm tre orë diell në dimër, dhe 21 në verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *