I prerë me lazer, çmimi i frikshëm i oxhakut të Ramës në shtëpinë e tij në Surrel

Edi Rama pritet të jetë i ftuari i parë për vitin 2019 në Xing.

Ditën e djeshme, në rrjet është shpërndarë një video nga moderatori, Ermal Mamaqi ku pretagonsiti kryesor ishte kryeministri i vendit, Edi Rama.

Por përveç idesë së spotiti të publikuar, ku përdoret shprehja “kur do flasim” e Edi Ramës që u drejua studentëve disa ditë më parë, është vënë re edhe diçka tjetër, sipas Albeu.com.

Shumë pak detaje dihen për vilën luksoze të kryeministrit në Surrel, por me këtë video janë publikuar disa detaje të “frikshme” për mobilimin e saj.

Në një moment kur Rama del në video me kutinë e bojrave mbrapa tij qëndron një oxhak, që nga kërkimet rezulton të jetë fjala e fundit e teknologjise së këtij produkti.

I quajtur “Antrax drop fire place” oxhaku i Ramës është i prerë me lazer dhe i dizenjuar nga arkitekti, Massimo Iosa Ghini.

Ky oxhak me përmasa 150cm x 113cm x 53 cm, është krijuar prej një materiali të kushtueshëm, ku me një kërkim në “Google”, çmimi i këtij oxhaku varion nga 12 000 në 18 000 euro.

Ky një çmim tepër i “kripur” për një familje mesatare shqiptare që të ardhurat vijnë nga emigracioni, e thënë kjo pasi vetë Kryeministri ka treguar se vila e tij në Surrel është ndërtuar me lekët e tij të fituara në emigracion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *